Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKurban Bajrami në Fier/ Myftiu Hazizolli: Paqe e respekt ndaj njeri-tjetrit!

Kurban Bajrami në Fier/ Myftiu Hazizolli: Paqe e respekt ndaj njeri-tjetrit!

Kurban Bajrami në Fier/ Myftiu Hazizolli: Paqe e respekt ndaj njeri-tjetrit! Njeriu, pasuria më e madhe e krijuar nga Zoti

Besimtarët myslimanë në Fier  falën sot namazin e Kurban Bajramit. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin në xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Namazi u fal në mëngjes herët ndërsa ceremonisë i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli. Ai përcolli mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njeri-tjetrit e sidomos për më shumë besim duke konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Zoti.


Myftiu i Fierit uroi të gjithë besimtarët myslimanë dhe gjithë komunitetin për paqe begati dhe gëzime në jetën e çdonjërit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME