Friday, September 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKëlliçi: Qeveria kishte futur disa persona në turmë për përplasje me policinë

Këlliçi: Qeveria kishte futur disa persona në turmë për përplasje me policinë

Deputeti i PD Belind Këlliçi thotë se “PD është opozita e vendit, me të gjithë grupet e ndryshme, opozita është në këmbë. Protesta shërbeu për të dhënë mesazh të qartë.

S’më cakton dot askush kë dua kryetar në partinë time, s’e cakton dot ambasada. Ka lidhje me konceptin dhe jo me ambasadën. Këtë e vendosin anëtarët e një partie.

PD ka dhënë leksion demokracie si në Amerikë, ku prevalon demokracia e drejtpërdrejtë. Dje protesta ishte madhështore jo vetëm në numër, por në simbolikë, ngjyra, pjesëmarrje, rrezatonte shpresë, qytetari.

Rama-Veliaj janë investuar që të kishte përplasje në protestë. Kam qenë prezent në dy raste, kur kishte provokime.

Janë nxjerrë jashtë nga turma, persona që nuk i njihte askush që thoni hajde t’i biem policisë. Dje reagoi kryeqyteti të cilit Veliaj i ka betonizuar çdo cep.”-tha Këlliçi.

Pra sipas deputetit demokrat ishin futur persona të panjohur që të krijonin përplasje me policinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME

%d bloggers like this: