Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTShënoi gol nga penalltia dhe imitoi portierin, shpëtoi nga dajaku

Shënoi gol nga penalltia dhe imitoi portierin, shpëtoi nga dajaku

Në Malajzi u luajt një ndeshje që sigurisht nuk ishte etaloni i lojës së ndershme dhe respektit. Protagonisti negativ ishte mesfushori i Terengganut, Faisal Halim, i cili pasi shënoi një penallti pati idenë e bukur të “imitonte” portierin kundërshtar, duke e bërë atë në mënyrë të pashmangshme të tërbohej.

Reagimi i justifikuar i portierit ishte i frikshëm dhe vetëm ndërhyrja e arbitrit dhe lojtarëve të tjerë parandaloi më të keqen, që në këtë rast do të ishte me pasoja për mesfushorin imcak.

Ndeshja e Malaysian Super League mes Terengganu dhe Sri Pahang rrezikoi të shndërrohej në një sherr të vërtetë rruge. E kjo për shkak të mesfushorit të vendasve Faisal Halim, i cili pasi goditi dhe shënoi penalltinë e 2-0 provizor të skuadrës së tij (ndeshja përfundoi 2-1) e pa të arsyeshme të tallet me portierin kundërshtar, maliani Mamadou Samassa, duke imituar hedhjen e bërë nga ai pak çaste më parë. Një imitim që ka gëzuar dhe argëtuar tifozët në tribunë, por ai që nuk e shijoi fare padyshim që ishte portieri.

Portieri i Pahangut, duke kuptuar talljen që kishte pësuar nga kundërshtari, vrapoi menjëherë drejt tij për të bërë drejtësi. E nëse arbitri dhe lojtarët e tjerë nuk do të kishin nxituar ta ndalonin shtatlartin që kërkonte kontaktin e afërt, për “argëtuesin” Faisal Halim do të ishin telashe serioze, duke pasur parasysh ndryshimin shumë të dukshëm fizik mes të dyve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME