Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka specifikuar arsyet për të cilat konteston nismën e Ballkanit të Hapur. Kurti e cilësoi këtë nismë të ndikuar nga Serbia, për të cilën tha se dëshiron që Ballkani të jetë i hapur për Rusinë dhe Kinën.
“Me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk mund të ketë Ballkan të hapur pro serb dhe pro rus. Serbia dëshiron që Ballkani të jetë i hapur për Rusinë dhe Kinën siç është dhe vetë e hapur për fuqitë e lindjes dhe veri-lindjes” – tha Kurti në një intervistë për emisionin “Opinion”.
“Në procesin e Berlinit kemi platformën e bashkëpunimit rajonal nuk ka nevojë për dyzime të tjera. Le të shohim në këtë Ballkanin e hapur sa e mbyllur është Serbia për shqiptarët në Preshevë, Medvegj dhe Bujanovc. Le të hapet Serbia si shtet kinse demokratik për shqiptarët ashtu mund të kontribuojë në Ballkanin e hapur evropian dhe demokratik” – tha Kurti.
Ai foli edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe tregoi arsyet përse nuk ai nuk mund të zbatohet. Për Kurtin, Serbia ka si qëllim cenimin e integritetit territorial të Kosovës dhe defunksioninin e shtetit.
“Propozimi është i bazuar në koncepte demokratike shumë të mira. Serbia në një farë mënyrë nuk pendohet për krimet e luftës. Është shtuar pjesa që do të trajtohet dhe ajo. Ka nevojë për sqarime të tjera. Propozimi bazë thotë pakicat kombëtare, nuk thuhet pakicat kombëtare në Kosovë. Është marrë paragrafi që i referohet pakicë kombëtare, por nuk ka pakicë vetëm në njërin shtet. Nuk është futur në detaje, gjithsej janë vetëm dy faqe” – tha ai.
“Është një marrëveshje që është nënshkruan në Bruksel para 10 vitesh dhe bën ndarjen në baza etnike. Asosacioni i komunave bëhet niveli i tretë i pushtetit. Bëhet një lloj entiteti që ka lidhje me Serbinë dhe komunat bëhen shtet brenda shtetit.
Kemi gjithsej 10 komuna, i bie çereku i territorit të Kosovës. Serbët në Kosovë janë 4%. Çfarë dëshiron është që të marrë më shumë territor të të drejtave. Serbia nuk dëshiron më shumë të drejta për serbët, por të materializojë këto të drejta. Qëllimi i Beogradit është i qartë, cenimi i integritetit territorial dhe defunksionalizim të shtetit” – tha Kurti.