Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedKurti: E vërteta e marrëdhënieve të mia me Ramën

Kurti: E vërteta e marrëdhënieve të mia me Ramën

Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhëniet që ai ka me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë së Kosovës tha se ka marrëdhënie të mira me Ramën edhe pse ndajnë pikëpamje të ndryshme përsa i përket Ballkanit të Hapur.

“Nuk e durojmë dot njëri – tjetrin? Është përshtypja juaj. Kjo nuk do të thotë që biem dakord për gjithçka. Besoj që dallimi i cili që është i njohur janë raportet me Ballkanin Perëndimor. Unë besoj se Ballkani evropian dhe demokratik është mjaftueshëm i hapur, ndërsa Ballkani i Hapur nuk është mjaftueshëm demokratik dhe Europian” – tha Kurti në emisionin “Opinion”.

Ai foli edhe për planin franko-gjerman se e pranon në parim atë, por ende ka pika të cilat duhen negociuar me Serbinë. Kryeministri i Kosovës thekson se kjo marrëveshje ndikon në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por kjo nuk do të thotë njohje reciproke.

“Ne e pranojmë në parim, duhet të negociojmë. Nuk është i menduat si një propozim si marrëveshje finale. Por është një normalizim, por që parasheh njohjen de-facto, e kemi aty. Pa dyshim që është një njohje. Nuk është finale, është një marrëveshje bazike me marrëveshje e obligueshme”, – tha Kurti. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME