Ditën e djeshme në Janinë u arrestua i shumëkërkuari i policisë shqiptare, Laert Haxhia dhe bashkë me të u shoqëruan edhe dy person të tjerë.
Gjatë verifikimeve mes Policisë greke dhe asaj shqiptare, ka rezultuar se njëri prej ktyre shtetasve, konkretisht shtetasi Firdues Berberi, ishte i shpallur në kërkim për plagosje në vitin 2022.
Mësohet se Berberi ka qenë i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi në prill të një viti më parë së bashku me një person tjetër, ka qëlluar me armë dhe me thikë në kokë Joan Muçollarin.
Joan Muçllari u qëllua nga dy të rinjtë, Firdeus Berberi dhe Greis Maxhari. Ngjarja e ka fillesat, kur babai i Firdeus Berberit, Ilir Berberi i njohur dhe si “Lili i Rrushkës” u akuzua se qëlloi me armë kallashnikov në drejtim të hotelit “Voloreka” në pronësi të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit, në pikun e sezonit turistik, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Disa ditë më pas Ilir Berberi dhe Ilir Meçollin 22 vjeç, Ardian Xhutin 29 vjeç e Elvir Haxhian 32 vjeç u arrestuan nga policia.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M”,-thuhet në njoftimin e policisë.