Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKush është 30 vjeçari që u mor peng në Londër për 400...

Kush është 30 vjeçari që u mor peng në Londër për 400 mijë paund. Pse u mor? Ja pengmarrësit e dyshuar

Nertil Buzi i moshës 30 vjeç është personi i cili është marrë peng dhe dhunuar për më shumë se 1 javë nga 7 shqiptarë në Londër siç mësohet për shkak të konfliktit për pazare mbi lëndët narkotike.

Sipas verifikimeve paraprake ai nuk rezulton të jetë një person me të shkuar kriminale e ndërsa dyshohet së në shtetin anglez ushtronte aktivitet të pa ligjshëm.

Burime informacioni pohojnë se 30 vjeçari punonte në një shtëpi bari dhe lëndën narkotike e kish shitur në dy persona turq, pjestarë të një grupi turg kundrejt pagesës që turqit kishin kryer tek ai. Grupi që e mori peng i kërkonte lëndën narkotike ose paratë, 400 mijë paund, ky ka qënë edhe konflikti, pohoi një burim konfidencial. Pengmarrësit nëpërmet telfonit të pengut i dërguan mesazh vëllait të tij në Shqipëri. Ky i fundit ka kryer kallzim në policinë shqiptare e cila në bashkëpunim me kolegët në Angli bënë të mundur lirimin e pengut dhe kapjen e pengmarrësve që dyshohen se janë edhe këta nga zona e Fiert ku ndër ta njëra është femër

Sipas informacioneve 30-vjeçari nga Fieri është dhunuar nga 7 shqiptarët brenda një banesë. Disa prej videove i shkonin familjes së tij së bashku me kërkesën për një shumë prej 400 mijë paund në këmbim të lirimit.

Bulimet bëjnë me dije se ka qenë i vëllai ai që ka kryer denoncimin ne polici duke treguar edhe videot e dhunimi

Të dyshuarit që morën peng 30 vjeçarin fierak

1 Nekid Arapi 26 vjeç banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.

2 Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme.

3 Fation Arapi 27  vjeç, banues ne New Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

4 Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

5 Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

6 Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME