70-vjeçari, Musa Bajraktari, është vrarë me sëpatë nga fqinji i tij dhe trupi i ishte hedhur në kanal.
Ngjarja ka ndodhur të enjeten në fshatin Boks, që fillimisht ngjarja u raportua se 70-vjeçari ishte gjetur i vdekur në kanal për shkaqe natyrale. Por grupi hetimor i policisë ka mundur të zbardhë se ngjarja është vrasje dhe jo vdekje për shkaqe natyrale.
Nga hetimet rezulton se 70-vjeçari ishte goditur me sëpatë nga fqinji duke i shkaktuar vdekjen. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, 60-vjeçarin Xhemal Zeqiri, i akuzuar për vrasje me dashje.