Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAKy është personi që nxori sekretet e Pentagonit

Ky është personi që nxori sekretet e Pentagonit

I dyshuari kryesor për rrjedhjen e dokumenteve “shumë të ndjeshme” të Pentagonit dhe inteligjencës amerikane quhet Jack Teixeira. Emrin e tij e zbuluan zyrtarë amerikanë për CBS News. Ndërsa New York Times raportoi më herët se drejtuesi i një grupi bisedash lojërash në internet ku u publikuan skedarët kishte të njëjtin emër.

Gazeta tha se ai është një 21-vjeçar i zyrës së inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. New York Times citoi intervista me anëtarë të tjerë të grupit online, njëri prej të cilëve tha se e kishte njohur prej të paktën 3 vjetësh personin që zbuloi dosjet. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në Discord, një platformë e mediave sociale.

Jack Teixeira
Jack Teixeira

Dokumentet përmbajnë një sërë vlerësimesh të inteligjencës amerikane për luftën në Ukrainë, por edhe shërbime të vendeve në mbarë botën, përfshirë aleatët e SHBA-së.

Të mërkurën, Washington Post publikoi një intervistë me një nga anëtarët e grupit ku u shfaqën fillimisht dokumentet. Ai e përshkroi zbuluesin e dokumenteve si një entuziast të ri, karizmatik, të moshës së të 20-tave, i cili punon në një bazë ushtarake të paidentifikuar. The Post raportoi se ky person ishte drejtuesi i një grupi bisedash në Discord, ku kishte rreth 2 duzina anëtarë që shkëmbenin “meme, shaka dhe biseda të zakonshme” dhe kërkonin të shikonin filma së bashku.

Anëtarët përfshinin njerëz nga Rusia dhe Ukraina dhe një numër vendesh të tjera në Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut, raportoi gazeta. Në fillim rrjedhjet u mbajtën brenda grupit të vogël të bisedave, por në fillim të marsit anëtarët filluan t’i postonin ato në serverë të tjerë Discord, duke përfshirë ata të dedikuar për lojën Minecraft dhe një YouTuber filipinas.

Prej aty ata u postuan në platformën 4chan dhe në aplikacionin Telegram, veçanërisht në kanalet pro-ruse. Në disa raste ato u ndryshuan për të rritur numrin e viktimave në Ukrainë.

Gjatë vizitës së tij në Irlandë, presidenti amerikan Joe Biden tha se hetuesit ishin afër gjetjes së personit që zbuloi dokumentet.

“Ka një hetim të plotë që po zhvillohet, siç e dini, me komunitetin e inteligjencës dhe Departamentin e Drejtësisë, dhe ata janë afër” – u tha Biden gazetarëve. FBI nuk ka identifikuar zyrtarisht një të dyshuar për nxjerrjen e dosjeve të Pentagonit. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME