AKTUALITET

Ky është viktima e atentatit në Lezhë

Një i ri rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme brenda në makinë në fshatin Balldren të Lezhës. Romario Brunga kishte një plagë me armë zjarri, ndërsa ishin familjarët e tij ata që e gjetën të parët.

Sipas raportimeve, pak më larg vendit ku ka ndodhur ngjarja, gjendet dhe banesa e të riut. 25- vjeçari ka rezultuar pa precedent penal, ndërsa policia ka shoqëruar familjarët dhe një tjetër të ri, i cili nuk dihet nëse është i njohur i viktimës, për tu pyetur lidhur me ngjarjen.

Nga verifikimet paraprake të policisë, tek automjeti nuk janë gjetur dëmtime të jashtme nga plumbat, ndërsa brenda është gjetur një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë. Dyshohet se arma e zjarrit ishte në dorën e të riut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button