Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLaborator heroine në garazhin e shtëpisë, arrestohet shqiptari në Itali

Laborator heroine në garazhin e shtëpisë, arrestohet shqiptari në Itali

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 29-vjeçar shqiptar dhe kanë mbyllur hetimet për 10 persona të tjerë pjesë të grupit të tij, me tyre edhe 2 bashkatdhetarë, të cilët akuzohen për trafik heroine, mes viteve 2020-2022.

Pas disa kohësh hetimesh intensive, policia italiane arrestoi 29-vjeçarin shqiptar, ndërsa i kanë sekuestruar gati 9 kilogramë heroinë dhe 34 mijë euro cash.

I riu u ndalua teksa drejtonte një mjet tip “Polo”, ku në dy sediljet e përparme i janë pikasur dy ndarje, brenda se cilave janë gjetur 1.3 kilogramë heroinë, ndërkohë nën sediljen e shoferit, u gjetën 33.000 euro.

Më pas kontrolle janë kryer edhe në banesën e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar 7.4 kilogramë heroinë dhe 1 mijë euro të tjera.

Për aktivitetin e paligjshëm, shqiptari kishte përdorur garazhin e shtëpisë së tij si magazinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME