Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një pamje tronditëse të 32-vjeçarit Lear Kurti që vdiq në duart e policisë.
Në foto duket i ndjeri në shtratin e spitalit të Traumës, pasi kishte ndërruar jetë.
Në duart e tij duken ende prangat, ndërsa ka edhe shenja dhune të shkaktuara gjatë momentit të ndalimit.
Sipas policisë 32-vjeçari vdiq për shkak të overdozës pasi gëlltiti qesen me kokainë teksa po vraponte për t’i ikur efektivëve.
Ndërsa kreu i PD akuzon policinë se ishin ata që i morën jetën të riut.