Lazio merr një fitore të madhe në derbin ndaj Romës. Skuadra e Sarrit mori një sukses minimal 1-0 ndaj ekipit të Mourinhos.
Dueli u vendos nga një gafë e rëndë e mbrojtësit Ibanez. Në minutën e 29-të, ai i dhuroi topin Felipe Anderson, i cili nuk fali brenda zonës duke konkretizuar rastin.
Roma u kundërpërgjigj menjëherë me Zaniolon, por talenti i Romës ishte i pafatë, pasi goditja e tij u stampua në traversë.
Rezultati nuk ndrysu deri në fund, me Lazion që ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë, ndërkohë që Roma mbetet e 5-ta me 25 pikë.