Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTLazio i bën dalje Hysaj me djalin e Birindellit për 5 milionë...

Lazio i bën dalje Hysaj me djalin e Birindellit për 5 milionë euro

Një derë mbyllet, një tjetër mund të hapet. Samuele Birindelli, mbrojtësi i krahut 22-vjeçar i Pizës, i aftë të luajë majtas dhe djathtas, humbi finalen e playoff-it përballë Monza për të shkuar në Serie A, por në sezonin e ardhshëm ai mund ta gjejë veten duke luajtur në elitën italiane.

I vlerësuar rreth 5 milionë euro, mbi të është Lazio që duket se i ka bërë dalje Elseid Hysajt. Kapiteni i Shqipërisë nuk po përjeton kohë të mirë edhe në klubit e tij, përvec kombëtares, dhe duket se bardhekaltrit kanë vendosur të ndajnë rrugët me të.

Drejtuesit e Lazios nuk janë të kënaqur me paraqitjen e Hysajt, i cili për pasojë është nxjerrë në shitje. Nëse Lazio do të arrinte të gjente një blerës për ish-Napolin, do t’i duhej një tjetër anësor për t’i shtuar Lazzarit dhe Marusic dhe Birindelli, i ri dhe i aftë për të vepruar në të dy krahët, do të ishte ideal në këtë kuptim. I biri i Alessandros, 11 vjet me Juventusin me të cilin fitoi, ndër të tjera, tre kampionate, ka lindur në Piza, ku deri tani ka kaluar të gjithë karrierën e tij futbollistike. Në fakt, ai ka përshkuar të gjithë rrugëtimin e sektorit të të rinjve zikaltër, duke u bërë kapiten i të rinjve. Gattuso e bëri të debutonte në Serie B në moshën 17-vjeçare.

Djathtosh natyrale, ai është i mirë edhe me të majtën. I pajisur me një lehtësi të mirë vrapimi, ai është i shpejtë dhe preciz në krosime, pikërisht në pikën ku calon Hysaj. Natyrisht duhet të përmirësohet në fazën e mbrojtjes, por po e merr veten. Samuele do të ishte i kënaqur të punonte me Sarrin, por më parë duhet të shitet Hysaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME