Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLetra e drejtorit të policisë së burgut te Peqinit: Të fortët bëjnë...

Letra e drejtorit të policisë së burgut te Peqinit: Të fortët bëjnë ligjin

Në studion e emisionit “Open” në News24 është zbuluar një letër e dërguar nga shefi i policisë së burgut të Peqinit drejt drejtorit të këtij burgu ku shprehen disa shqetësime lidhur me këtë institucion. Aty thuhet se të burgosurve u është lejuar investimi në dhomat e tyre duke i bërë këto të fundit “thuajse të privatizuara”.

Në të shprehet më tej shqetësimi se kjo ndërhyrje në dhoma ka kufizuar shumë mundësinë e kontrolleve për elemente sigurie dhe sende të ndaluara. Po ashtu të burgosurit kanë shndërruar ambientet e përbashkëta si klasa këshillimi në “palestra personale” që nuk mund të aksesohen nga të gjithë dhe disa të burgosur të tjerë përdoren për të pastruar qelitë apo për detyra të tjera të rëndomta.

Më tej, shkruhet se dhomat e takimeve të veçanta janë rikonstruktuar duke shtuar krevate e kondicionerë, ndërsa në dhomat e të burgosurve ka pajisje si furra, frigoriferë të mëdhenj, por edhe bokse muzike të mëdha.

“Të burgosurve u është lejuar investimi në dhoma, rikonstruktim, thuajse tashmë të privatizuara. Ndërhyrja në dhoma ka kufizuar shumë mundësinë e kontrolleve për elemente sigurie dhe sende të ndaluara.

T’u kërkosh të marrin të burgosur në dhoma ka qenë thuajse e pamundur. Dushet, klasa, e dhoma të tjera të përbashkëta kanë humbur destinimin e tyre ku janë shndërruar në palestra të personalizuara dhe nuk aksesohen nga të gjithë.

Në dhomat e takimeve të veçanta janë bërë ndërhyrje dhe këto dhoma janë të personalizuara. Ka kondicionerë, krevate, etj. U janë lejuar frigoriferë, furra pjekjeje, aksesorë muzike, bokse muzike me përmasa të mëdha, duke rënë ndesh me ligjin”, – thuhej në letrën e drejtorit të policisë së burgut të Peqinit. /BW

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME