LIFE STYLE

Kur detajet flasin: Shamia që pushtoi skenën dhe sytë tanë

Si një aksesor i vetëm e transformoi aktoren në ikonë stili nga koka te këmbët

Trendi më i dëshiruar i sezonit u duk më së miri në stilin e Anya Taylor-Joy.

Aktorja Anya Taylor-Joy u shfaq në Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1 dhe tregoi si mund të kombinohet në mënyrë perfekte shamia prej mëndafshi, një aksesor që së fundmi shumë femra e rikthyen fuqishëm në modë.

Kush tjetër përveç Kylie Jennerit dhe Haily Bieberit, të cilat ishin të parat që e hodhën këtë trend në skenë, dhe tani është radha e Anya-s.

Ajo veshi një shami jeshile të grumbulluar rreth kokës dhe la të lirshme flokët e thurura në gërsheta, ndërsa pamjen e përfundoi me syze dielli Dior, duke rikujtuar gjithë hijeshinë e glamurit të vjetër hollywoodian, transmeton Telegrafi.

Shamia e vendosur mbi shpinë u përshtat në mënyrë perfekte me pjesën tjetër të veshjes dhe tregoi qartë se sa i nevojshëm është ky aksesor për çdo grua që dëshiron të shtojë pak magji dhe shkëlqim pamjes së saj.

Ky ishte një fitore e plotë për të gjithë adhuruesit e Formula 1, dhe Anya prej kohësh është një tifozë e zjarrtë. Stili i saj, si gjithmonë, iu përgjigj pritshmërive dhe ishte temë kryesore pothuajse po aq sa edhe gara vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button