Bayer Leverkusen mori një fitore të madhe ndaj Mainz 05 në shifrat 2-1, duke blinduar vendin e parë.
“Aspirinat” e nisën ndeshjen në mënyrë të përkryer teksa ishte Granit Xhaka që realizoi në minutën e tretë. Mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një super gol nga distanca me topin që mori një trajektore të pakapshme për portierin kundërshtar.
Miqtë reaguan shpejt dhe pas vetëm pesë minutash rikthyen baraspeshën me anë të Kohr që realizoi me kokë.
Leverkuseni vuajti për të gjetur golin e dytë me Andrich. Mesfushori goditi nga distanca e largët, një goditje qëndrore, por që gjeti të papërgatitur portierin Zentner që gaboi rëndë.
“Aspirinat” që “arratisen” në krye të Bundesliga-s me 61 pikë, momentalisht 11 më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë.