Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMILiberalizohet tregu i energjisë, nga janari, 2100 biznese dalin në treg të...

Liberalizohet tregu i energjisë, nga janari, 2100 biznese dalin në treg të lirë

Rreth 2100 biznese te tensionit te mesëm do te dalin ne treg te lire duke nisur nga janari 2024. Kompanitë do te duhet te lidhin nje kontrate me furnizues privat ose te furnizohet

Nga 1 janari 2024, 2100 biznese të lidhura në tension të mesëm 20 kv do të dalin në treg të lirë, duke avancuar kështu liberalizimin e tregut të energjisë.

Në një intervistë për Abc News administratori i OSHEE Enea Karakaçi shpjegon se subjektet do të duhet të lidhin kontratë ose më nje furnizues privat ose me furnziuesin e tregut të lirë me çmime fikse.

Lista e bizneseve që janë kryesisht prodhuese dhe agropërpunuese është afishuar në faqen zyrtare të OSHEE. Në total janë mbi 7400 subjekte që kanë detyrimin e daljes në treg të lirë, por Karakaçi sqaron se për pjesën e mbetur të tyre procesi do të kryhet në një fazë të mëvonshme.

Dalja në treg të lirë për këto 7400 kompani ishte parashikuar të niste në janar të vitit 2022, por qeveria vendosi ti mbronte duke i mbajtur me çmime preferenciale për shkak të shtrenjtimit të çmimit të energjisë në bursa.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME