Qeveria shpërndau për konsultim publik projekt-ligjin mbi taksën e pasurive të paluajtshme.
Ndryshimet ligjore do t’i prekin qytetarët në vitin 2026 për njësitë e ndërtesave dhe në 2028-ën për parcelat, përcakton kategoritë e taksës për bashkitë
Sipas ligjit, këshillat bashkiakë janë ato që do të përcaktojnë taksën për shtëpitë në shkallët 0.1% deri në 0.2%. Për ndërtesat në pronë bujqësore nga 0.15% deri në 0.2%, njëjtë dhe për pronat tregtare dhe për ato industriale.
Ligji i jep mundësinë qytetarëve që kanë në pronësi dy banesa, qoftë edhe në qytete të ndryshme, që në njërën prej tyre të përfitojnë zbritje taksash.
Pronat do të ndahen në kategori dhe vlerë dhe një metodologji e miratua me vendim të Këshillit të Ministrave do të japë detaje për secilën prej tyre.
Shkallët e taksimit të pasurisë së paluajtshme
Këshilli Bashkiak i çdo Bashkie cakton shkallët e taksës për të gjitha kategoritë e pronave, me përjashtim të pronave shtetërore dhe atyre fetare, brenda intervaleve të mëposhtme të shkalleve te taksës:
“a) Për të gjithë njësite e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri në 0,2% (zero presje dy për qind);
b) Për të gjithë njēsitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,25% (zero presje njëzet e pese për qind);
c) Për të gjithë njësite e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri në 0,25% (zero presje njëzet e pese për qind);
ç) Për të gjithë njësite e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,25% (zero presje njëzet e pesë për qind);
d) Për te gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një përq ind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);
dh) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave pyjore, shkalla e taksës mund të varioje në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);
e) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund te variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);
f) Për te gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);
Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjete për qind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të ndërtesës
Këshilli Bashkiak cakton shkallet e taksës deri me 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor
4.Nëse Këshilli Bashkiak nuk përcakton në kohe shkallen e taksës, në përputhje me pikën 3, të këtij neni, zbatohet shkalla e fundit e taksës së përcaktuar nga Këshilli Bashkiak, për kategorinë përkatëse
5.Në rast se shkalla e takes për atë kategori nuk është caktuar ndonjëherë, zbatohet shkalla më e ulët e taksës, në përputhje me piken I të këtij neni, për atë kategori
6.Shkallēt e taksës i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, brenda 10 (dhjete) ditëve kalendarike nga dita e caktimit te tyre” thuhet në nenin 12.
Taksa mbi ndërtesën
Baza e taksës për ndërtesën është vlera e njësisë së ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara ne vendimin e Këshillit te Ministrave.
Shkalla e taksës mbi ndërtesën, e cila aplikohet si perqindje e bazës se taksës, është si me poshtë:
a) 0,05% (zero presje zero pese perqind) për njēsine e ndërtesës që përdoret, shfrytēzohet për banim;
b) 0,2% (zero presje dy perqind) per njésine e nderteses qe pèrdoret, shfrytēzohet për veprimtari ekonomike;
c) 30% e shkalles se takses perkatèse per te gjithe siperfagen ndertimore, pèr te cilen zhvilluesi është pajisur me lejë ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundoj atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.
Detyrimi për taksen mbi ndërtesën llogaritet si shumëzim i bazës se taksës me shkallën e taksës mbi ndërtesën.
Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën njësitë e ndërtesave të përcaktuara në nenin 10, pika 1 e këtij ligji.
Autoritetet përgjegjëse për administrimin e takses mbi ndertesën janë Drejtoria Pergjithshme e Takses se Pasurise dhe Bashkia.
Pergjegjesite e Drejtorise se Pergjithshme te Takses se Pasurise ne kuader të administrimit te taksës mbi ndërtesën përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.