Gjykata e Apelit ka refuzuar ekstradimin e ish luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.
Dritan Goxhaj u arrestua në fund të korrikut që kaloi në Tiranë për shkak se publikoi emrat e disa dëshmitarëve që do të thirreshin në procesin e ish komandantëve të UÇK-së. Bashkëpunëtori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kundërshtuar vazhdimisht akuzën me thirrjen ndaj autoriteteve shqiptare që të mos e lejonte ekstradimin e tij.