Fieri nuk eshte kryeqytet i socialisteve, por i njerezve te ndershem, punetore dhe jo hajdute si rilindasit e korruptuar.
Kjo eshte deklarata e deputetit te Partise Demokraktike te qarkut Fier, Luan Baci, si reagim ndaj etiketimit qe ka bere nje dite me pare ne asamblene e zgjeruar , drejtuesi politik i Partise Socialiste Taulant Balla .
Deputeti Baci gjithashtu ka ftuar te gjithe demokratet dhe qytetaret fierake per te marre pjese ne protesten e 20- shkurtit si nje pergjigje ndaj luftes kunder korrupsionit, varferise , dhe braktisjes masive te te gjitha grupmoshave si pasoje e keqqeverisjes ne nivel lokal e qendror.
Nderkohe ne prononcimin e tij per mediat , Baci ka injoruar ftesen per bashkim te Lulzim Bashes dhe Enkelejd Alibeaj , ndersa ka ftuar te gjithe demokratet dhe strukturat pet tiu bashkuar aksionit opozitar.
Nderkohe Baci nuk ka lene pa komentuar dhe refuzimin e Blinken per te takuar opoziten gjate vizites se tij ne Shqiperi, duke e cilesuar si nje veprim qe delegjitimon vete Bashen dhe grupimin e tij.
Ndiqni prononcimin e tij
Deputeti Luan Baçi ka pohuar se protesta e 20 shkurtit do bashkoje jo vetëm demokratët por edhe qytetarët fierakë sepse Fieri nuk eshte kryeqyteti i hajdutëve, në protestë do bashkohen edhe pensionistët që janë nëpërkëmbur nga ky sekt.
Baçi ka pohuar se është negociuar me demokratët e tjerë (PD Bashës) dhe shumë nga ata do ti bashkohen protestës pasi kemi qënë shokë në një llogore për vite të tëra.