Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLubonja: Arsyet pse Kurti mungoi në samitet e Tiranës

Lubonja: Arsyet pse Kurti mungoi në samitet e Tiranës

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar samitin për Ukrainën të mbajtur një ditë më parë dhe atë për Ballkanin Perëndimor të zhvilluar këtë të enjte Tiranë. Sipas Lubonjës, samiti i parë ishte spektakël politik, ku secili politikan kishte përfitimet e veta. Lubonja thekson se Kurti nuk ishte në Tiranë, sepse ai me siguri mendon që Kosova është humbësja më e madhe në këtë lojë politike që luhet. Për Lubonjën, Vuçiç u imponua dhe për fat të keq, Shqipëria ia pranoi kushtet.

“Samiti i parë shpjegon mungesën e Kurtit. Samiti i parë ishte spektakël politik. Ata që e bëjnë spektaklin kanë përfitimet e veta. Tre protagonistët e spektaklit të Samitit të parë ishin Zelensky, Rama dhe Vuçiç. Zelensky ka problemet e veta, nuk po merr ndihmat, ka probleme edhe të brendshme, vjen këtu të gjejë mbështetje. Edi Rama ka nevojë për legjitimimin ndërkombëtar, për shkak të problemeve të brendshme, dihet se është benjamin i ndërkombëtarëve.

Pavarësisht se thuhet se kanë mbetur në Shqipëri 1.5 milionë njerëz, ne mburremi se po bëjmë Samite etj. Gjithçka bëri Vuçiç shpjegon pse Kosova është humbësja më e madhe në këtë lojë. Vuçiç tha se për Kosovën mos të flitet fare. Vuçiç tregoi fuqi në Tiranë. Ata janë marrë vesh përpara Samitit se çfarë do të bëjnë. Vuçiç ka vënë kushtet e veta dhe Shqipëria ia ka pranuar këto kushte. Që mos e njohësh Kosovën si shtet në këtë Samit, sigurisht që kërcet. Këtu vjen era Open Balkan, vijmë tek ai projekt që Kosova dhe Mali i Zi nuk e kanë pranuar”, – deklaroi Lubonja në emisionin “Open”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME