Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLubonja: Në Shqipëri edhe krỉmỉ po kontrollohet nga lart

Lubonja: Në Shqipëri edhe krỉmỉ po kontrollohet nga lart

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji e nxori edhe më qartë bashkëpunimin mes njerëzve të drejtësisë dhe krỉmỉt. Sipas tij kjo është gjëja më evidente duke shtuar se “në Shqipëri edhe krỉmi po kontrollohet nga lart”.

“Ajo që më tërheq vëmendjen është se gjithmonë dalin ca gjëra nga të huajt. Nga ata zbulohen këto gjëra. Prokurorisë i sillen disa prova që s’mund t’i neglizhojë. Si qytetar, ajo që më shqetëson është se çfarë bëjnë prokuroret tanë vetë. Krimin e kemi sheshit. Pastrimin e parave… 60-70% të parave që po ndërtohen pallatet janë të pastruara.

Qeni është bërë nga ujku, po duke ndenjur me njeriun, fillon ha kockat, se ujku nuk i ha. Sot po ndodh e kundërta. Edhe rënia e euros vjen nga ujku. E ardhmja jonë është e pasigurt. Këto ndërtime që shiten me 3000-4000 euro m2. Ky është problemi.

Nuk po hyj në gjynah, por ne e kemi të qartë që bashkëpunimi i prokurorëve me krimin… pse e bëmë vetingun ne? Është bashkëpunimi në mes. Kjo është gjëja me evidente. Më shqetëson dhe ajo ç’po ndodh. Edhe krimi po bëhet i kontrolluar.

E lidh me çështjen e Martinaj. Duke pasur ca banda më të privilegjuara se janë me pushtetin. Shoh këto ndodhin. Numri i shqiptarëve në Britani për krim është mbi 1000 persona. Më shumë se polakët, të cilët janë më të shumtë në numër se ne në Britani”, – tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME