Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËMadonna shtrohet në spital

Madonna shtrohet në spital

Madonna ka shtyrë turneun e saj botëror pas shtrimit në terapi intensive për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial. Sipas menaxherit të saj, ylli botëror i popit pësoi një infeksion të rëndë bakterial, i cili shkaktoi “një qëndrim disaditor në kujdes intensiv”Në një deklaratë, Guy Oseary tha se shëndeti i Madonna-s po përmirësohet, por ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Madonna njoftoi turneun botëror me 35 koncerte në fillim të vitit.

Ikona 64-vjeçare e POP-it synoi të festonte 40-vjetorin e saj në muzikë duke bërë një turne të hiteve më të mira. I quajtur “Turneu Celebration”, ky do të ishte kthimi i këngëtares në arena dhe stadiume pas shfaqjeve të saj eksperimentale, në 2019 dhe 2020. Disa nga ato shfaqje u anuluan për shkak të lëndimit të saj të gjurit dhe ijeve. Turneu i Madonës do të fillonte në Vankuver, Kanada, më 15 korrik

Por menaxheri i kantautores tha se Madonna pësoi një infeksion serioz bakterial të shtunën më 24 qershor dhe si rezultat të gjitha angazhimet do të duhej të ndërpriteshin. Ajo do të fillonte koncertet në Britaninë e Madhe dhe Evropë më 14 tetor. Hitet më të mira të Madonna shtrihen në disa dekada duke përfshirë Into The Groove (1985), Like A Prayer (1989), Vogue (1990) dhe Hung Up (2005) për të përmendur disa

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME