Një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën ditën e sotme, teksa ishte duke punuar në një fabrikë në Itali. E reja ishte duke punuar në fabrikën ushqimore Bocon në Pieve di Soligo (Treviso) ku ishte e punësuar prej disa kohësh.
Anila Grishaj ka qenë duke punuar me një mjet për paketimin e ushqimeve të ngrira kur i ka ngecur koka në makineri. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mosfunksionim të makinerisë apo nëse tragjedia është shkaktuar nga mungesa e pajisjeve për mbrojtjen e punëtorëve.
Shqiptarja humbi jetën rreth orës 16:00, pak para përfundimit të turnit të punës.
Kujtojmë se edhe pak kohë më parë raportuam për një tjetër shqiptare që humbi jetën në vendin e punës në Greqi.