Uncategorized

Makina del nga rruga në afërsi të burgut, plagoset shoferi

Nje aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Belinë- Fier në afërsi të burgut të sigurisë së lart.

Një mjet tip “Opel Zafira” ka dalë nga rruga.Kjo ka ardhur si rrjedhojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferit. Mjeti ka përfunduar në kanal.

Drejtuesi i automjetetit, 70- vjecar, banues në Marinzë është dëmtuar. Ai është derguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shendetesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button