Fier – Një ngjarje ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të diele pranë vendit të njohur si ura e Mbrostarit në Fier.
Parmakët e urës janë shkatërruar dhe një pjesë e tyre ka rënë në ujrat e lumit Seman ndërsa mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfundur në ujë apo është larguar pas përplasjes.
Policia dhe zjarrfiksja në vendin e ngjarjes
Thuhet se makina eshte e nje shtetasi qe i leshon mjete me qera , ndersa per personin qe ka marr mjetin thuhet se eshte M L nga Petova pasi ai ka lënë dokument identifikimi kur eshte marr mjeti, por nuk dihet nese ai po drejtonte mjetin apo jo.
Zbulimi i mjetit eshte bere nga policia pasi targa e tij kish mbetur mbi anesoren e urës, ndërkohë që pritet ardhja e polumbareve