AKTUALITET

Makina humb kontrollin për shkak të shpejtësisë

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Transballkanik në afërsi të paraburgimit të Vlorë. Një automjet tip “Mercedes Benz” duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Shoferi ka tentuar të frenojë në kthesë por për shkak të lagështirës ka rrëshqitur duke përfunduar në drejtimin e kundërt në trafikndarëse.

Fatmirësisht nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe shoferi ka shpëtuar pa lëndime serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button