Monday, September 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMakina përplaset me shtyllën, humb jetën 39-vjeçarja shqiptare në Korfuz (fotot)

Makina përplaset me shtyllën, humb jetën 39-vjeçarja shqiptare në Korfuz (fotot)

Korfuz – Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas orës 07.00 të mëngjesit të sotëm në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit, ku për shkaqe ende të paqarta, makina e drejtuar nga një 39-vjeçare shqiptare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar vdekjen e saj.

Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë e EKAB-it, ku ekipet e shpëtimit thjesht kanë konfirmuar vdekjen e 39-vjeçares.

Shërbimi Zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas.

Një hetim paraprak për zbardhjen e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor po kryen nga Drejtoria e Policisë Jugore të Korfuzit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME