Makina përplaset me zetorin, plagoset zetoristi.

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Berat prané fshatit Velmish.
Një automjet tip “ Benz” me drejtues Josif Shkẽmbin , éshté përplasur me njé mjet bujqësor tip Zetor , dhe për pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor i identifikuar si Ani Hazizi , ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar me urgjencë drejt qëndrës shëndetësore të Roskovecit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hertmor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe disiplinimin e trafikut.
Ky aks njihet si njollë e zezë për aksidentet e shumta që ndodhin në të , të cilat jo pak herë kanë përfunduar me pasoja fatale pér jetën.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier–Berat”, automjeti tip Volkswagen që drejtohej nga shtetasi J. Sh., është përplasur me mjetin tip traktor, me drejtues shtetasin M. H.
Si pasojë, shtetasi M. H., u transportua në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit tip Volkswagen, shtetasi J. Sh., po shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.









