Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË“ MALI JE TI - DEFINICIONI I IDENTITETIT NJERZOR “ sipas gazetarit...

“ MALI JE TI – DEFINICIONI I IDENTITETIT NJERZOR “ sipas gazetarit të kulturës Hazbi Dida në NEW YORK.

Kur njeriu ështe kontradiktor në raport me kerkesat që ka ndaj vetes, natyra e tij bëhet çoroditëse dhe sjellja e tij është po kaq vetëshkatëruese. Madje aq e dëmshme është kjo për individualitetin e dikujt sipas autores Brianna Wiest saqë më mirë është të jesh inferior ndonjëherë se sa të shpallësh betej të hapur me veten.

Duke pasur një moral të fortë, natyrisht ky vjen nga kultura e gjër e leximit, individi mund ta rindërtoj inteligjencën emocionale shumë shpejt dhe t’ia dal mbanë pothuajse pas cdo sfidë. Pra, përmes procesit të vetëmotivimit personi mund të kontrolloj më mirë komunikimin në tërsi (verbal dhe joverbal) por dhe humorin në mënyrë të veçantë, duke i lënë kështu shije të mirë pas ç’do bisede, ç’do bashkëbiseduesi dhe kjo është po kaq e rëndësishme apo jo?!!.

Duke iu referuar titullit të veprës, “MALI JE TI” autorja malin në këtë rast e përdor si metaforë, ashtu sikurse është përdorur gjithmonë për sfidat e mëdha, veçanërisht për ato që në dukje na duken të pamundura! Por faktikisht asgjë nuk është e pamundur në jetë, duhet moral, besim dhe këmbëngulje dhe për këto cilësi ne duhet të punojmë me veten, harroj besimin e madh dhe zhgënjimin e dyfishtë tek të tjerët… puno dhe koncentrohu vetë!!

Ideja është se ne duhet të gërmojmë thellë – thellë për të zbuluar frikërat dhe për t’u përballur individualisht me to, në këtë mënyre karakteri bëhet më i qëndrueshëm dhe kështu jemi të gatshëm për ngjitjen në majen e rradhës, që në fakt ne nuk është se po kapërcejmë malin, por vetveten, dobësit tona dhe këtë e kuptojmë pas c’do sfide. Pikërisht ky është një nga leksionet më të dobishëm që sillet rreth “MALI JE TI”, padyshim kjo është një vepër inspiruese, përtej shumë shembujve praktik ky libër do mbetet njëra nga kryeveprat e identitetit të kohëve tona.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME