Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËManjani tek Krasta: Drejtësia ka rënë, sistemi duhet bërë nga e para

Manjani tek Krasta: Drejtësia ka rënë, sistemi duhet bërë nga e para

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve.

Manjani tha se po shuhet ideja se drejtësia do bëhet pasi nuk ka vepruar ndaj aferave korruptive.

Sipas ish-ministrit SPAK dhe BKH nuk kanë vepruar dhe nuk e kanë ndjekur paranë që ka qarkulluar në mënyrë kriminale.

“Po shuhet ideja se drejtësia do bëhet. Ka marrë rrugën më të gabuar të mundshme. perceptimi popullor që gjykatës e prokurorë varen nga pushteti politik, është real.

Mendojnë se drejtësia nuk është e pavarur. Drejtësia është në ditën më të keqe. Ky sistem nuk ekziston, duhet ndërtuar nga e para.

SPAK do marrë në hetim pleqtë dhe jo origjinën e parave. Ata që bënë këtë punë nuk i kap askush, as policia, as Interpoli.

Mos të jetë një ligj që nuk arrestohesh mbi 70 e ca vjeç, këta i fusin në burg ata. Të presim që punën e BKH-së ta bëjë LSI-ja, nuk kanë bërë as kaq gjë, lëvizjen e lekëve.

Çdo hetim sado i dobët të jetë, i pavarur apo i varur, abc-në e saj ka lëvizjen e parave. Pse e bëri LSI dhe jo BKH apo SPAK?

Pse e gjeti LSI që Klodian Zoto ka pastruar paratë me disa kompani dhe nuk e gjeti SPAK, pse?”-deklaroi Manjani.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME