Një nga ikonat e televizionit italian kujton adoleshencën e saj në Mestre dhe takimin me babain e vajzës së saj Elisabetta Ferracini.
Mara Venier ishte një vajzë rebele në banesat publike të Mestres. “Unë isha kreu i bandës së fëmijëve në ato tre blloqe pallatesh” tregon ajo për Corriere della Sera , duke përshkruar daljet me miqtë. Ishin vite të paharrueshme: “Të bukur! Të mrekullueshëm! Ishim të lumtur dhe nuk e dinim”, thotë prezantuesja e cila flet edhe për rrahjet e para të zemrës në moshën 17-vjeçare: “Ngatërrova pëlqimin e parë të adoleshencës me dashurinë e përjetshme… mbeta shtatzënë menjëherë”.
Shtatzënia e papritur
Duke folur për historinë e parë të dashurisë si vajzë e re, nga e cila lindi vajza e saj Elisabetta Ferracini , Mara Venier tregon: “E takova këtë djalin në Piazza Ferretto, sheshin kryesor ku bënim xhiro, dhe aty ngatërrova dashurinë e parë të një vajze adoleshente me dashurinë e përjetshme. Në atë kohë unë isha parukiere dhe ai ishte shumë i bukur.”
Shtatzënia erdhi pothuajse menjëherë. Prindërve nuk pati guxim t’u tregonte: “Nuk u thashë asgjë. Nuk e folëm asnjëherë. Ishte sikur ta kishin kuptuar me intuitën e tyre, por mbizotëroi ambjenti në atë kohë, turpi, skandali.. Miqtë më thanë se nuk munda ta mbaja Elisabettën, por gjithsesi, unë bëra me kokën time.”
Martesa përfundoi menjëherë
“Prindërit e mi duhej të hidhnin firmën që unë të martohesha sepse isha e mitur. Më 13 qershor 1968 u martova dhe Francesco më la po atë mbrëmje për të shkuar në Romë për t’u bërë aktor”, tha Mara Venier për martesën me babain e vajzës së saj.
Pak a shumë një vit më vonë ai kërkoi divorcin dhe ajo u zhvendos në Romë, qytetin me të cilin u dashurua menjëherë. Francesco Ferracini bëri realitet ëndrrën e tij të aktrimit: ai ishte një aktor shumë i njohur në vitet ’70, protagonist i filmave “policorë”. Ai vdiq në maj 2016.
Historitë e dashurisë së Mara Venier
Pas historisë së dashurisë me Francesco Ferracini, nga e cila lindi Elisabetta Ferracini (tani 56 vjeç), Mara Vernier pati një djalë të dytë, Paolo, i lindur nga lidhja me aktorin Pier Paolo Capponi.
Në vitin 1984 ajo u martua me Gerry Calà, por edhe këtë herë bashkimi ishte i destinuar të ishte jetëshkurtër. Të dy u ndanë një vit më vonë, por prezantuesja televizive ka treguar se ai e kishte tradhtuar edhe gjatë natës së dasmës. Më vonë ajo pati një lidhje të gjatë me Renzo Arbore , e cila përfundoi në 1997, dhe një lidhje më të shkurtër me aktorin italo-amerikan Armand Assante. Venier është e martuar me Nicola Carraro që nga viti 2006.
Fotot më poshtë janë nga ditëlindja e 73-vjetorit të Mara Vernier