Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMardhëniet Meta - Berisha, ende nuk janë krisur

Mardhëniet Meta – Berisha, ende nuk janë krisur

Presidenti Ilir Meta foli kritikat e Sali Berishës pas firmës në Stamboll për dekretin e heqjes së gradave për gjeneral Bajram Begajn.

A ka një krisje të marrëdhënies mes tyre? Meta e mohoi duke thënë se Sali Berisha e surprizon gjithnjë dhe se mbetet krijues jo vetëm në fushën e mjekësisë, por edhe në letërsi.

Meta tha se nëse Sali Berisha mendon se ai ka shkelur Kushtetutën, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane.

“Berisha mbetet gjithmonë krijues, jo vetëm në fushën e mjekësisë por edhe në letërsi. Për mua nuk ka asnjë krisje dhe asnjë shqetësim në marrëdhëniet me të.

Nëse ai mendon se kam shkelur Kushtetutën do bënte mirë t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane” – deklaroi Meta.

“Se çfarë thotë Berisha për dekretin për Begaj, është e drejtë e tij. Nëse ka njeri në këtë tokë më koherent në mbrojtje të Kushtetutës, me falni per modestinë, por ai është Ilir Meta” – tha presidenti në largim.

I pyetur për këtë qëndrim të presidencës, Berisha nuk e fshehu ironinë: “Ai më ngjau mua me Ali Pashën, kokën në Stamboll dhe trupin në Janinë”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME