Marrëveshja e madhe për Mehmetin, mund të bëhet lojtari më i paguar në klub

Anis Mehmeti po zhvillon një sezon shumë të mirë me Bristol Cityn, me gjashtë gola dhe gjashtë asistime në 19 ndeshje.
Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe paga aktuale prej 9 mijë paundësh në javë konsiderohet e ulët për nivelin e tij. Klubi ka shqetësime se mungesa e rinovimit mund të çojë në largimin e lojtarit, madje edhe në merkaton e janarit.
Interesimi i klubeve të tjera, përfshirë dhe të huaja, pritet të shtohet dhe ato mund të nisin bisedime për para-kontratë. Bristol City është gati të hapë negociatat për rinovim dhe të rrisë ndjeshëm pagën e futbollistit
Nëse palët bien dakord, Mehmeti mund të bëhet lojtari më i paguar i klubit. Aktualisht, futbollisti më i paguar është Luke McNally me rreth 20 mijë paund në javë. Situata mbetet e hapur dhe drejtimi që do të marrë varet nga diskutimet që do të zhvillohen së shpejti.









