Artistja shqiptare me famë botërore Rita Ora, nuk është më beqare. Ajo është martuar me regjisoren Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër. ”Daily Mail” raporton se këngëtarja 31-vjeçare ka ndryshuar edhe mbiemrin dhe tashmë do të njihet si Zonja Waititi-Ora.
Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht në muajin gusht. Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të kremtuar martesën me miqtë dhe familjen.
Taika ka qenë i martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018.