Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMax Verstappen feston Botërorin e tretë radhazi: “Tre herë kampion, fantastike”

Max Verstappen feston Botërorin e tretë radhazi: “Tre herë kampion, fantastike”

Njëmbëdhjetë xhiro i mjaftuan Max Verstappen për t’u bërë kampion bote në Formula 1 për të tretën herë radhazi. Në fund të një gare Sprint për GP e Katarit plot zhvillime, befasia ishte dalja nga gara e “rivalit të tij” numër një, shokut të skuadrës Sergio Perez. Ai doli jashtë në xhiron e njëmbëdhjetë, duke i dhënë në mënyrë matemetike titullin botëror Verstappen. Holandezit të Red Bull i duhej vetëm një vend i gjashtë në Sprint.

Pas një starti anonim, fillimisht u duk se po e kontrollonte (mjaftonte vend i gjashtë për të fituar titullin), ai sulmoi, duke bërë parakalime pas parakalimi. I dyti pas Piastri, i vetmi që nuk arriti ta kalonte. Rishtari australian fitoi në Lusail Sprint përpara Verstappen. Vendi i tretë për Norris, i katërti për Russell.

Max u përpoq të siguronte titullin e tij të tretë duke fituar gjithashtu Losail Sprint, por këtë herë Versttapen duhej të kënaqej me vendin e dytë të podiumit. “Fitimi i titullit është një ndjenjë fantastike. Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm. Jam krenar për punën e ekipit. Të jesh kampion për herë të tretë është fantastike. Tani duhet të vazhdojmë të shtyjmë. Ishte një garë fantastike, tani më pëlqen kjo lumturi. Jam munduar të fitoj Sprint por patëm pak fat me makinën e sigurisë. Piastri, megjithatë, bëri një garë të madhe: nuk ishte e lehtë, me gomat mesatare. Në fund u përpoqa të shkoja ta kapja por… nuk munda”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME