Ylli francez i PSG-së, Kylian Mbappé është pikasur në Madrid, i shoqëruar nga Achraf Hakimi dhe vëllai i futbollistit maroken, Nabil.
23-vjeçari i cili duhet të vendosë për ta ardhmen e tij në ditët e ardhshme, po kalon disa ditë në Madrid duke përfituar nga fakti se PSG e ka lënë të lirë deri të mërkurën. Ai është ndalur në restorantin Leña, së bashkë me miqtë e tij.
Prania e Mbappesë shton zërat që e e çojnë te Reali i Madridit, dy muaj para përfundimit të kontratës me parizienët. Sipas versioni zyrtar, Mbappe ka shkuar në Madrid vetëm për pushime.