Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMbappe rinis stërvitjen me PSG vetëm 3 ditë pas finales

Mbappe rinis stërvitjen me PSG vetëm 3 ditë pas finales

Tre ditë pas humbjes së finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës, Kylian Mbappé i befasoi të gjithë duke u rikthyer në stërvitje me Paris SG. Klubi ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter imazhe ku shihet golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës duke zbritur nga një furgon për të hyrë në ambientet e qendrës stërvitore Saint-Germain-en-Laye.

Tweet-i shoqërohet me fjalët “Kylian Mbappé kthehet në stërvitje këtë të mërkurë”. Lojtarët e PSG-së të kthyer nga Kupa e Botës kanë pasur të paktën dhjetë ditë pushim para se t’u bashkohen shokëve të ekipit.

Rikthimi i Mbappe në fushë pritet të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm. Ai u shfaq shumë i mërzitur pas humbjes së finales me penallti dhe mesa duket ka nisur stërvitjen për ta harruar sa më parë. /

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME