Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË'Drejtësia e pashqetësuar'/ Ilir Meta: Në dogana dhe tatime po bëhet batërdia

‘Drejtësia e pashqetësuar’/ Ilir Meta: Në dogana dhe tatime po bëhet batërdia

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për korrupsionin në dogana dhe tatime.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Meta deklaroi se korrupsioni është qëllimi i vetëm i Rilindjes.

Për korrupsionin në dogana, Meta deklaroi se drejtësia vijon e pashqetësuar dhe nuk ka bërë asnjë reagim.

Kullat në Tioranë janë kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të pista. Ju e keni parë se si nga Tëeatri Kombëtar, 5 maji, del e njëjta fytyrë çnjerëzore e Rilindjes. U sulmua me tërbim pallati në rrugën Myslym Keta. Banditët e Rilindjes nuk prisnin dot as banorët të mblidhnin rrobat e tyre. Për banditët e Rilindjes, gjykatat nuk ekzistojnë.

Është kthyer në kamzhikun e Rilindjes. Armikun e ka parë e gjithë Shqipëria, në çdo zyrë doganash e tatimesh ka ionstaluar hajdutërinë. Drejtësia e vërtetë nga ajo me regji, ndahet nga lufta ndaj korrupsionit. Kemi drejtësi me ragji. Pastrohen para sheshit me aferën e Portit të Durrësit dhe inceneratorët. Këta të fundit vazhdojnë të gllabërojnë mijëra euro. Koncensionet miliardere të rrtugëve që nuk bëhen kurrë, gllabërojnë miliardat e qytetarëve.

Po bëhet batërdia në dogana, vazhdon e pashqetësuar drejtësia. Vazhdon edhe në kulmin e krizës, vjedhja përmes energjisë. Korrupsioni i provuar me fakte në ujësjellësa, vazhdon dhe uji nuk vjen. Korrupsioni qindra milionë euro me Rilindjen, është sheshit. Korrupsioni me çmimin e naftës, ku oligarkët vjedhin qindra milionë euro nga xhepat e qytetarëve, vazhdon, por justifikimet e Rilindjes janë luftimet në Ukrainë.

Korrupsioni është kthyer në të vetmin qëllim shtetëror të Rilindjes në fuqi. Shqipëria sot është më e paafta për tërheqjen e fondeve të BE-së. Kjo qeveri ka një administratë të paaftë. Nuk i do projektet e BE-së, pasi ato kanë rregulla dhe procedura transparente. Kanë monitorime, ndaj kjo është arsyeja që refuzohen shumë projekte në mënyrë që Rilindja me borxhet e jashtëzakonshme, të bëjë autostrada me km 20 mln euro shumë herë më tëperë se shtetet e BE-së”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME