AKTUALITET

Mbërrin në Sarandë kroçera “Sapphire Princess” me 2600 turistë në bord

Sarandë – Me 2600 turistë në bord ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në Sarandë kroçera “Sapphire Princess”. Kroçera për shkak të madhësisë të saj u ankorua në rad dhe me lançet e veta ka nisur të transportojë turistët në qytet.

Nga këtu turistët kanë dalë në qytet. Gjeografia e këtij grupi turistësh është e përzier. Kroçera erdhi në Sarandë nga Italia dhe do të largohet mbasditen e kësaj të marte drejt Greqisë.

Kroçera “Sapphire Princess” me flamur “Bermunda” ka një gjatësi 290 m, një peshë 116,000 ton, dhe një ekuipazh prej 1400 personash.

“Sapphire Princess” debutoi në vitin 2004 si anija e pestë në Grand Class të Princess Cruises.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button