
Komisioni Europian reagoi pas votimit në Parlamentin e Shqipërisë që rrëzoi kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, por deklarata e Brukselit ishte më shumë një reagim formal.
Pa përmendur drejtpërdrejt rastin apo vendimin e mazhorancës, BE u kufizua të theksonte rëndësinë e sundimit të ligjit dhe të luftës kundër korrupsionit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Reagimi i Komisionit Evropian:
BE-ja e ka ndjekur rezultatin e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.
Angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit në BE.
Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.









