U mbyllën në orën 19.00 të 36 qendrat e votimit për bashkinë e Himarës. Mediat raportojnë se në orët e padites pati më shumë fluks. Në çdo qendër po mbyllen kutitë dhe materialet për tu dërguar pranë KZAZ-së pranë stadiumit të Himarës ku edhe do të kryeht numërimi.
Sipas KQZ-së deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë 36.38% e qytetarëve, sipas KQZ ose 8394 zgjedhës nga 23 074 gjithsej.
Në zgjedhjet e 14 majit 2023 deri në këtë orë kishin dalë për të votuar 33.04% e votuesve. Në garë për të fituar mandatin janë kandidati i PS-së, Vangjel Tavo dhe ai i opozitës, Petro Gjikuria. Rezultatet e para priten pas mesnatës.