Lideri historik, Sali Berisha është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike.
Në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë 43 mijë e 680 demokratë në të gjithë vendin.
Ndër të cilët 40 820 kanë votuar për Sali Berishën, ose 93.45% të votave.
2532 të votave kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose 5.8%.
Të pavlefshme janë 328 vota.
Komisioni i Organizimit të Operacioneve elektorale shpall Sali Berishën fitues të garës së zgjedhjeve për kryetar të PD.
Deputetja e PD, Albana Vokshi shpalli rezultatet përfundimtare nga selia e PD.
Ajo u shpreh se ky ishte procesi më transparent dhe më i besueshëm i kryer ndonjëherë.
“Është procesi më transparent dhe i besueshëm i kryer ndonjëherë. E gjithë hierarkia e PD është zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë. Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë iu përket atyre”.