Monday, May 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMe afro 41 mijë vota, Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD

Me afro 41 mijë vota, Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD

Lideri historik, Sali Berisha është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike. 

Në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë 43 mijë e 680 demokratë në të gjithë vendin.

Ndër të cilët 40 820 kanë votuar për Sali Berishën, ose 93.45% të votave. 

2532 të votave kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose 5.8%.

Të pavlefshme janë 328 vota. 

Komisioni i Organizimit të Operacioneve elektorale shpall Sali Berishën fitues të garës së zgjedhjeve për kryetar të PD. 

Deputetja e PD, Albana Vokshi shpalli rezultatet përfundimtare nga selia e PD. 

Ajo u shpreh se ky ishte procesi më transparent dhe më i besueshëm i kryer ndonjëherë.

“Është procesi më transparent dhe i besueshëm i kryer ndonjëherë. E gjithë hierarkia e PD është zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë. Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë iu përket atyre”. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME