Merr flakë biznesi i prodhimit të letrës në Gjirokastër, ndërhyrje e shpejtë e zjarrfikësve

Një biznes i prodhimit të letrës ka marrë flakë pak minuta më parë në afërsi të Viroit, në Gjirokastër.
Zjarri ka rënë në një ambient të biznesit që përdorej për mbajtjen e kompresorëve të ajrit. Pas konstatimit të flakëve, shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur neutralizimin e zjarrit përpara se ai të merrte përmasa më të mëdha.
Ndërhyrja e shpejtë ka shmangur përhapjen e flakëve në ambientet e tjera të biznesit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura. Grupi hetimor dhe organet kompetente kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e incidentit.







