Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMesazhi/ Meta vizitë në KMSH

Mesazhi/ Meta vizitë në KMSH

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë sot për vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastin e Kurban Bajramit, nga ku ka uruar familjet shqiptare, por ka dhënë një mesazh dhe për politikanët.

“I uroj çdo familjeje shqiptare në mënyrë që këto sakrifica të jashtëzakonshme që bëjnë të shpërblehen me mirësi, begati dhe në një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, uroi Kreu i Shtetit.

“Sot është një ditë që nuk dua t’i përfshij politikanët dhe vendi ku jam nuk ma lejon këtë gjë dhe është e rëndësishme që politikanët sot të gjithë të reflektojnë në mënyrë që begatia, mirësia në familjet shqiptare dhe shoqërinë tonë të shtohet dhe që fëmijët e shqiptarëve të rriten këtu, pranë familjeve të tyre të lumtur”, u shpreh Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME