Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMësuesve në Roskovec, 5 muaj pa iu paguar transporti, reagon Sindikata

Mësuesve në Roskovec, 5 muaj pa iu paguar transporti, reagon Sindikata

Fier – 174 mësues që shkojnë nga Fieri në Roskovec për të dhënë mësim, nuk marrin pagesat e transportit që prej muajit shtator të vitit të kaluar.

Këtë lajm e bëri të ditur Kryetari i Sindikatës së Mësuesve në Fier, Festim Metaj, i cili u shpreh se mësuesit nuk po paguhen për transportin. Mësuesit shkojnë çdo ditë nga Fieri në Roskovec dhe e paguajnë transportin me paratë e tyre, kosto e cila duhet të paguhet nga shteti. Metaj u shpreh se kanë bërë ankesa dhe kërkesa në Ministrinë e Arsimit, por deri më tani çdo gjë ka rënë në vesh të shurdhër.

Nga ana tjetër, Dezdemona Karafili, nënkryetare e Sindikatës së Mësuesve paralajmëroi përshkallëzim të protestës nëse nuk do të marrin pagesat.

Flutura Meçaj drejtoresh e DAR për qarkun Fier e pyetur ne telefon ka pohuar: Ne muajin shkurt re vitit kaluar u jane hequr me vendim qeverie. Duke paraqitur ankeaat shume mesues, qeveria dhe ministria e arsimit ka vendosur qe do tu kthje pagesat nepermjet nje vendimi tjeter qeverie.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME