Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh qartë sot se synimi kryesor i kësaj partie është rrëzimi i qeverisë Rama dhe rikthimi i ligjshmërisë në vend.
“Ne do të bëjmë çdo gjë. Çmimet do bien kur populli të ngrihet. Dhe populli do të ngrihet. Askush nuk ka pse të shqetësohet nga konferencat dhe denoncimet. Çdo denoncim është bërë me fakte, me prova dhe jo për qëllime politike. Është në interesin e lartë të qytetarëve. Do të vazhdojmë çdo ditë, jo vetëm të bëjmë denoncime. Ora e shtetit po vjen, ora e ligjit po vjen” tha Meta.