Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMeta: Do e shikoni si përfundon kjo histori

Meta: Do e shikoni si përfundon kjo histori

Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër pasi emri i tij doli në letrën e Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit. Meta tha se nuk do e padisë Autoritetin e Dosjeve, pasi për të ky instutucion nuk ekziston më dhe tha se ata po manipulojnë dhe kriminalizojnë të vërtetën. Po ashtu, ish-presidenti ngriti pyetjen se pse nuk është thirrur nga Autoriteti i Dosjeve, ndërsa u shpreh se vetë ai njeh më shumë se 50 Ilir Meta.

“Nuk ekziton me për mua Autoriteti i Dosjeve. Do e shikoni si përfundon kjo histori, emrat e tyre do gdhenden në shtyllën e turpit. Qenka shqetësuar regjimi i patronazhistëve që ka vënë në survejim gjithë popullin shqiptar që paska ardhur një email për dikë që duhet të jetë Ilir Meta, muhabete, përalla të tilla. Ku ka më Autoritet Dosjesh, shkojnë bëjnë ligj për një person. Kush i ka penguar ata të hetojnë. Edhe kur isha president nuk janë penguar. Për këtë lojë që po hapin do e mbajnë ata përgjegjësinë. Për fëmijët e mi s’kanë asnjë shqetësim. Kanë dëgjuar gjëra shumë herë më të rënda jo vetëm për babanë, por edhe për mamanë. Problemi ka vetëm një emër: Autoriteti i Dosjeve, si një autoritet i manipulimit dhe kriminalizimit të të vërtetave. Ata e dinë shumë mirë këtë histori: asgjë nuk e shpëton KM-në. Historia e tij ka përfunduar“, tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME